Presidenti/ Alibeaj s’tërhiqet: Na takon ne propozimi. Balla: I kemi votat, e zgjedhim vetë (DEBATET)
Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se PD do të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla paralajmëroi se nëse PD nuk sjell propozime do të negociojnë me grupet e tjera parlamentare.
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se Partia Demokratike do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidenit të vendit. Edhe pse u raportua në orët e para të mëngjesit, se brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, deputetët me përjashtim të Emilja Koliqit, nuk ishin dakord për procesin, Alibeaj shprehu të kundërtën. Pas përfundimit të mbledhjes, përballë gazetarëve në selinë blu, deputeti sqaroi se PD nuk është kundër bojkotit e se i qëndron ende draftit që kanë paraqitur e se edhe në 12 të natës nëse Partia Socialiste ndryshon mendim. Po ashtu, Alibeaj tha se PD do të marrë pjesë në proces në mënyrë që të jetë gjithëpërfshirës. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla paralajmëroi PD se nëse nuk sjell emrat kandidatët deri të dielën në orën 16:00 për president të vendit do ta zgjedhin vetë pasi i kanë votat e mjaftueshme. Po ashtu, Balla tha se PS e ka legjitimitetin ta zgjedhë presidentin e se nëse nuk funksionon me PD do të vijojnë negociata me grupet e tjera parlamentare.
Në mbledhjen e nisur në orën 10:30 në PD, debate ka pasur mes deputetëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhit, Jorida Tabakut, Ferdinant Xhaferrajt dhe deputetes së Shkodrës, Emilja Koliqit. Kjo e fundit ishte e vetmja e cila doli kundër tyre, pasi kërkoi që edhe Partia Demokratike të paraqiste një emër për president të vendit.
Pak orë më pas përmes një deklarate, grupi parlamentar i PD u shpreh se mbetet i angazhuar në vullnetin e tij për një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Gjithsej në Kushtetutë janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë e mbetet në duart e maxhorancës. Deri më tani këta të fundit nuk kanë propozuar asnjë emër. Ndërsa në mbledhjen e fundit të demokratëve, dolën me një listë pre 8 emrash: Leonard Demi; Arben Çejku; Dritan Demiraj; Visar Zhiti; Rexhep Uka; Halim Kosova; Dashamir Shehu dhe Leka Zogu.
Ndërkohë po ashtu, paralel me mbledhjen e thirrur nga Alibeaj, edhe Berisha zhvilloi mbledhje me grupin e 'Rithemelimit' në lidhje me kryesinë e Partisë Demokratike.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
Kush ishin politikanët që ndoqën ndeshjen nga stadiumi, s'mungon as 'opozita', i ftuar special...Abazoviç
Politikanët në ndeshje TIRANË- Politikanët nuk munguan sot në Finalen e Conference League në Shqipëri. Mes shumë p...
Pse nuk u hap PD? Paloka: Të rinjtë në politikë janë “monstra”
Edi Paloka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar prurjet e reja në sferën e politikës së vendit, d...
VOA: Shqipëria përsërit kërkesën për një bazë detare të NATO-s në territorin e saj
Edi Rama dhe Tod Wolters TIRANË- Shqipëria synon t’i paraqesë NATO-s, një projekt për ngritjen e një baze detare të...
Në limitet e djegies së raundit të tretë për Presidentin, Alibeaj nesër do një emër (MESAZHI)
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Data 30 maj shënon raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndaj dhe duket se deputetë...
Liderët e Ballkanit diskutojnë të ardhmen e rajonit pa 'Ramën', pse mungoi Shqipëria?
Lideret e Ballkanit ne Davos ZVICËR- Në Davos të Zvicrës prej dy ditësh është duke u zhvilluar Forumi Ekonomik Bot&...
Kim e Meta 'pajtohen', thirrja: Hetoni trafikun e qenieve njerëzore. Kryemadhi i fotografon
Ilir Meta, Vjosa Osmani, Yuri Kim TIRANË- Presidenti Ilir Meta he ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ...
VD-Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare
Edi Rama dhe Tod Daniel Wolters TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar sot medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Ko...
VD-U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!
TIRANË- Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Ëolters, ka marrë sot medaljen “Ylli i Madh i...
VD-INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë
Momenti kur Rama e dekoron TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka pasur shumë të vështirë që t’i vendosë medaljen gjen...
VD-Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka në plan të ketë një bazë detare të NATO-s. Tek...


