Politike

VD-Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Kreu i qeverisë tha se nuk e kishte më të nevojshme që ta theksonte përmes fjalimeve, nëse Shqipëria është rreshtuar në krahun e duhur të historisë, referuar luftës Ukrainë-Rusi.

25 Maj 2022, 15:57 Nga DOSJA
VD-Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka në plan të ketë një bazë detare të NATO-s. Teksa i jepte Yllin e Madh të Mirënjohjes gjeneralit Tod Daniel Wolters, Rama tha se projekti duhet t’i jepet vetë gjeneralit në mënyrë që ai tu japë mendimin e tij në lidhje me këtë gjë. Kreu i qeverisë tha se nuk e kishte më të nevojshme që ta theksonte përmes fjalimeve, nëse Shqipëria është rreshtuar në krahun e duhur të historisë, referuar luftës Ukrainë-Rusi.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kemi mundur të perceptojmë nga miqtë dhe aleatët tanë. Në këtë raport shumë ka të bëjë me njerëz, shumë me personalitetet, me ata të cilët janë shprehja njerëzore e kësaj marrëdhënieje, ambasadorë, gjëneralë e të tjerë që në kuadrin e punës së tyre duhet të mishërojnë ambiciet e kësaj marrëdhënieje. Më lini të them që gjenerali ka një vend të veçantë, nuk po e them sepse e do rasti, por kështu më lini t;ju them që ishim ne që e donim këtë gjë, nuk na u kërkua. Ndonjëherë na kërkohet në fakt, ndonjëher duam ne diçka dhe ne donim të shprehnim përgëzimet tona, si një prej personave më të shquar sepse gjenerali Ëolters jo vetëm ka qenë mbështetës por po kështu edhe i prirur të tregojë me vepra e jo me fjalë që e ka përzemër këtë marrëdhënieje. Kjo është ajo që e vlerësoj shumë. Forcat e armatosura shqiptare nuk do ta harrojnë kurrë se ishte ai që mbështeti transformimin e bazës ushtarake të Kuçovës në të NATO-s. Më shumë se kaq, ishte gjenerali që përkrahu dhe mbështeti qysh prej ditësh së parë që Shqipëria të kishte selinë e forcave të përparuara të Operacioneve special në vend. Fakti që kam pasur mundësinë ta takoj, të flas me të më ka bërë të ndihem shumë i inkurajuar. Më ka thënë, ju jeni një vend i vogël, por mund të gjeni vendin tuaj në të gjithë aleancën. Kjo është ajo që më frymëzoi për të ndarë këto fjalë dhe na bëri të ulemi e të mendojmë më thellë se sim und të arrijmë deri aty. Kemi disa miq të mirë dhe jemi shumë besimplotë sot që mund të gjejme vendin tonë për të qenë vlerë e shtuar nëkëtë aleancë. E lashë për këtë moment për t’i thënë gjeneralit që nesër do t’i tregojmë disa ide. Për të bazur një bazë detare të NATO-s në Shqipëri. Na takon t’i tregojmë projektin tonë e më pas të na thotë vetë. Fjala që më kanë përgatitur është me Rusi e Ukrainë, por besoj se nuk ka fjalë për të treguar se jemi në krahun e duhur të historisë, siç kemi qenë nga fillimi, për të qenë kudo e kurdo, në momentin e duhur, në vendin e duhur, për të luftuar çdo forcë që kërcënon jetesën tonë, botën të cilës i besojmë. Më lini ta them deri në fund, ndonjëherë jemi në një pozitë më të mirë se e juaja sepse në fund nëse dikujt do t’i vihet faji, është SHBA ajo që e mban. Është nderi im t’i paraqes këtë vlerësim në emër të shqiptarëve, Yllin e Madh të Mirënjohjes për arritje publike. Ju lutem mund të çoheni, ndoshta është hera e parë që e dëgjoni këtë gjë, pasi zakonisht janë të tjerët që ju qëndrojnë gatitu. Ejani pranë meje, ky yll ka simbolin tonë dhe fjala ime e fundit fare është për famljen tuaj, Zoti ju bekoftë, paçi një jetë të gjatë, aq sa marrëdhënia shqiptaro-amerikane. Do t’ju duhet të rrini për një kohë të gjatë për të gjithë ata që ju kanë përzemër.

Sot, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Në fjalën e tij nga Kryeministria, kreu i qeverisë së vendit bëri me dije se tani më plani është për krijimin e një baze detare të NATO-s në Shqipëri. Rama shtoi se i përket qeverisë që të ideojë projektin dhe më pas ta dërgojë për t’u shqyrtuar.

(F.mdosja.al)

Sondazh

Poll