Politike

VD-U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Në fjalën e tij, gjenerali tha se kryeministri Edi Rama për të ishte një lider i vërtetë dhe nga persona si ai frymëzohej.

25 Maj 2022, 16:03 Nga DOSJA

VD-U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas

TIRANË- Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Ëolters, ka marrë sot medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, por gjatë fjalimit të pranimit nuk i ka kursyer komentet për kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij, gjenerali tha se kryeministri Edi Rama për të ishte një lider i vërtetë dhe nga persona si ai frymëzohej.

Kurrë nuk kam qenë kaq i mallëngjyer, kjo është mbledhja e një jete. Dua ta nis duke folur për kombin tuaj, se si rritet ditë pas dite për të pasqyruar vlerat tuaja. Shqipëria është vëllai i madhi NATO-s në rajon. Kjo është përgjegjësi e jashtëzakonshme. Kam parë rritje, rritja nënë udhëheqjen tuaj. Ka ndodhur në mënyrë të jashtëzakonshme. Dua të ndaj histori me kryeministrin, më ka dhënë dhuratat më të menduara që do i mbaj gjithë jetën. Keni parë në zyrën time, një pikturë që tregon marrëveshjen mes dy vendeve. Do të kemi edhe 100 të tjera. Për shumicën nga ne, ne kërkojmë një gjë; inspirim. Frymëzohemi nga qenie njerëzore unike që kanë një mënyrë për ta përmbushur misionin, duke i trajtuar të gjithë me respekt. Ju kryeministër jeni mishërim i kësaj. Mund të hyni në një sallë drejtuesish të lartë dhe brenda sekondës, secili prej tyre e kupton se ka një qenie njerëzore të veçantë dhe unike. Jeni ky njeri. Jeni një lider,”-tha ndër të tjera ai.

Sot, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Në fjalën e tij nga Kryeministria, kreu i qeverisë së vendit bëri me dije se tani më plani është për krijimin e një baze detare të NATO-s në Shqipëri. Rama shtoi se i përket qeverisë që të ideojë projektin dhe më pas ta dërgojë për t’u shqyrtuar.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll