Politike

VD-INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Por teksa i vendoste varësen me “Yllin e Mirënjohjes”, Rama hasi në vështirësi, duke mos hezituar që ta ndante edhe me të tjerët.  

25 Maj 2022, 15:58 Nga DOSJA
VD-INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal,
Momenti kur Rama e dekoron

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka pasur shumë të vështirë që t’i vendosë medaljen gjeneralit amerikan, Tod Daniel Wolters. Por teksa i vendoste varësen me “Yllin e Mirënjohjes”, Rama hasi në vështirësi, duke mos hezituar që ta ndante edhe me të tjerët.  

“Më fal se s'qenka shumë e lehtë. Ky është ylli më i madh që duhet të përballojë kjo xhaketa. Kjo është kur kalon doganën shqiptare, është me certifikatë se të gjitha këto gjëra të çmuara ju përkasin ju,”-tha kryeministri.

Sot, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Në fjalën e tij nga Kryeministria, kreu i qeverisë së vendit bëri me dije se tani më plani është për krijimin e një baze detare të NATO-s në Shqipëri. Rama shtoi se i përket qeverisë që të ideojë projektin dhe më pas ta dërgojë për t’u shqyrtuar.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll