Politike

VD-Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

Në fjalën e tij nga Kryeministria, kreu i qeverisë së vendit Edi Rama, pasi vlerësoi kontributin e gjeneralit amerikan në vendin tonë, tha se ka në mendje një projekt tjetër.

25 Maj 2022, 16:32 Nga DOSJA
VD-Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë
Edi Rama dhe Tod Daniel Wolters

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar sot medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Në fjalën e tij nga Kryeministria, kreu i qeverisë së vendit, pasi vlerësoi kontributin e gjeneralit amerikan në vendin tonë, tha se ka në mendje një projekt tjetër.

Kësaj here, ai bëri me dije se tani më plani është për krijimin e një baze detare të NATO-s në Shqipëri. Rama shtoi se i përket qeverisë që të ideojë projektin dhe më pas ta dërgojë për t’u shqyrtuar.

Ndërsa nuk la pa përmendur edhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve. Për numrin një të qeverisë, marrëdhënia SHBA-Shqipëri, nuk kuptohej as nga Bashkimi Europian. Ndërsa la të kuptohet se ka pasur edhe përplasje me përfaqësues të Amerikës në Shqipëri, por gjithçka ia adresoi përkthyesëve të këqinj.

Komandanti e ka quajtur këtë si një nga ditët më të mallëngjyer të jetës së tij, teksa e cilësoi Shqipërinë si vëllanë e madh të Aleancës. Ndërsa nuk i ka kursyer as lavdet për kreun e qeverisë, duke e cilësuar si lider.  Në vitin 2019, Këshilli i Ministrave vendosi që kryeministrit të jepte 6 lloje të ndryshëm medaljesh. Vlerësimet do të ndahen në tri kategori, nga Kordoni i Madh, Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike, etj.

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll