Politike

Në limitet e djegies së raundit të tretë për Presidentin, Alibeaj nesër do një emër (MESAZHI)

Enkelejd Alibeaj ka njoftuar të gjithë kolegët e tij demokratë për mbledhjen e radhës së grupit parlamentar, që do të mbahet në orën 10:30.

25 Maj 2022, 21:10 Nga DOSJA
Në limitet e djegies së raundit të tretë për
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Data 30 maj shënon raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndaj dhe duket se deputetët e Partisë Demokratike, do të takohen sërish për të dalë në një propozim. Enkelejd Alibeaj ka njoftuar të gjithë kolegët e tij demokratë për mbledhjen e radhës së grupit parlamentar, që do të mbahet në orën 10:30.

"Përshëndetje! Nesër në orën 10:30 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Ju faleminderit!,"-shkruhet në mesazhin që Alibeaj u ka nisur deputetëve.

Socialistët i presin në tryezë për të diskutuar për emra, ndërkohë që 2 raundet e para u dogjën pa kandidatë pasi palët nuk arritën marrëveshje. Gjithsej në Kushtetutë janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë e mbetet në duart e maxhorancës. Deri më tani këta të fundit nuk kanë propozuar asnjë emër. Ndërsa në mbledhjen e fundit të demokratëve, dolën me një listë pre 8 emrash: Leonard Demi; Arben Çejku; Dritan Demiraj; Visar Zhiti; Rexhep Uka; Halim Kosova; Dashamir Shehu dhe Leka Zogu.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll