PD s'merr pjesë në proces, Bardhi: Rama do e vendosë vetë Presidentin, ne kishim qëndrim korrekt
Bardhi, njësoj si Alibeaj dhe Tabaku deklaroi se opozita ka mbajtur qëndrim korrekt gjatë gjithë procesit
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh brenda mbledhjes së grupit të PD-së se kryeministri Edi Rama e ka paracaktuar presidentin e ardhshëm të vendit. Bardhi, njësoj si Alibeaj dhe Tabaku deklaroi se opozita ka mbajtur qëndrim korrekt gjatë gjithë procesit mirëpo maxhoranca nuk i qëndroi strikte. Deputeti shtoi se marrëveshja është prishur nga Rama i cili nuk do një president për vendin dhe shqiptarët.
'Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte Presidnet konsensual. Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një President konsensual. Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konktet të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk don nje president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë.'- deklaroi Bardhi.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: S'do marrim pjesë në proces, PS shkeli marrëveshjen
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhje...
VD-Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se zëri i Partisë Demokratike nuk do të mungojë në...
VD-Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e njeh mbledhjen e zhvilluar nga deputeti Enkelejd Alibej, i cili thittir sot grupin e PD-s&eum...
VD-"S’ju uroi asnjë ambasadë", Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë
Sali Berisha TIRANË- Për ish-kryeministrin Sali Berisha urimet e ambasadave për rizgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokrat...
Zgjedhja e Presidentit/ Mbledhja e grupit të PD, deputetët e pranishëm
TIRANË- Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar i Partisë Demokratike për qëndrimin e zgjedhjes së presidentit. Gjatë mbledhjes s...
Komisioni/ Bardhi: Hiqni nga puna profesionistë e merrni patronazhist. Bushka: Po ta kishit seriozisht...
Klotilda Bushka, Gazment Bardhi TIRANË- Diskutimi për rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për M...
Kaos, përplasje e festa të shfrenuara, Çuçi: Treguam se kemi aftësi të menaxhojmë këto evente
Reagim i Ministrit te Brendshem, Bledi Çuçi: Historia u shkrua në Tiranë. Finalja e madhe shkoi më së miri dhe Shqip&eu...
Finalja e Conference League, Rama: Shqipëria la përshtypjet më fantastike në Europë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë personat që i dhanë hare finales së madhe të luajtur mbr&eum...
Presidenti/ Alibeaj s’tërhiqet: Na takon ne propozimi. Balla: I kemi votat, e zgjedhim vetë (DEBATET)
Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se Partia Demokratike do të marrë pjesë n&eu...
Kush ishin politikanët që ndoqën ndeshjen nga stadiumi, s'mungon as 'opozita', i ftuar special...Abazoviç
Politikanët në ndeshje TIRANË- Politikanët nuk munguan sot në Finalen e Conference League në Shqipëri. Mes shumë p...
