Politike

Pse nuk u hap PD? Paloka: Të rinjtë në politikë janë “monstra”

Ndaj sipas tij, nuk është kusht që dikush i ri të jetë më i pastër dhe më i mirë në politikë.

25 Maj 2022, 22:13 Nga DOSJA
Pse nuk u hap PD? Paloka: Të rinjtë në politikë janë
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar prurjet e reja në sferën e politikës së vendit, duke mos i kursyer kritikat. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc, Edi Paloka u shpreh se personat e rinj që janë përfshirë në politikë janë “monstra”. Ndaj sipas tij, nuk është kusht që dikush i ri të jetë më i pastër dhe më i mirë në politikë.

Edi Paloka: Akoma nuk mbaroi procesi. Ne tani filluam, sapo mbyllë, një proces që na konsolidoi si parti. Ai ishte problemi kryesor. Tani do fillojmë me gjithë këtë. Të gjithë jemi koshientë, nga Berisha i pari, që në këto kushte ne nuk fitojmë me Ramën. Nuk është kaq e thjeshtë, është i ri dhe ky duhet të jetë. Jo. Për fat të keq ata që kanë hyrë si të rinj në politikë sot janë më monstrat. Nuk është kush që je më i ri dhe je më i pastër e më i miri. Eksperienca është vlerë, vlerësohet karriera në botë. Hajde më rrëzo me votë. Në demokraci është vota.

Paloka u shpreh se hapjen në parti nuk e garanton Statuti, çdo gjë është çështje vullneti dhe angazhimi. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll