Filmoi përplasjen me huliganët, efektivët i marrin aparatin gazetarit, nisin hetimet
Pas lajmit të publikuar nga Dosja.al ka ardhur edhe reagimi nga Policia e Shtetit.
TIRANË- Gent Shkullaku, fotoreporteri i Light Studio Agency (LSA) është dhunuar një natë më parë nga efektivët e Policisë së Shtetit teksa ishte në terren e shkrepte foto nga përplasja mes uniformave të shtetit e huliganëve. Denoncimi u bë fillimisht nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, por u konfirmua nga vetë Shkullaku për Dosja.al.
Në një prononcim për Dosja.al, Shkullaku u shpreh se ka qenë në krye të detyrës në momentin që efektivët i kanë kërkuar të mos shkrepte më foto pasi në këtë mënyrë po ‘nxinte’ imazhin e Shqipërisë dhe i kanë marrë aparatin. Pas një komunikimi të reporterit me zëdhënësin e policisë së Shtetit, efektivët ia kanë kthyer aparatin Shkullakut, por me një kusht, të mos bënte më foto e të fshinte ato që kishte.
Pas lajmit të publikuar nga Dosja.al ka ardhur edhe reagimi nga Policia e Shtetit. Në një reagim zyrtar, drejtori Gledis Nano shkruan se ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të parë nëse ka pasur apo jo tejkalim kompetencash. Për pasojë, një grup i posaçëm nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike po kryen të gjitha veprimet. Në njoftim Nano thekson se gjatë takimit të zhvilluar mesditën e djeshme, u ka dhënë porosi të veçantë drejtuesve të strukturave policore të angazhuara me shërbim në Tiranë, për mbarëvajtjen e aktivitetit, që gazetarëve dhe reporterëve, vendas e të huaj, t’u krijohen të gjitha lehtësirat, me qëllim që ata të përmbushin misionin e tyre.
(f.m/dosja.al)
Sondazh
Covid, MSH: 46 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit
Covid TIRANË– Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri....
Conference League/ Del edhe Garda në 'rrugë', merr nën mbrojtje institucionet
Foto ilustruese TIRANË- Garda e Republikes do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së ve&...
Peshku i Drinit po ngordh, dyshohet se uji i lumit është ndotur
Peshqit në Drin LEZHË- Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në lumin Drin në Lezhë, ku po vërehet ngordhje mas...
"Na nxin faqen"/ Efektivët i morën aparatin fotografik reporterit, Nano urdhëron nisjen e hetimeve
Policia e Tiranës TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për incidentin e ndodhur një natë më parë me fotorepor...
Vrau të moshuarin dhe e hodhi në një kazan, dënohet me 20 vite burg Skënder Krasniqi
Skënder Krasniqi FIER- Gjykata e Fierit ka dënuar me 20 vite burg, 44-vjeçarin Skënder Krasniqi, i cili u shpall fajtor për vras...
Festoi si holandezët, shqiptari s'mban dot pijen, merret me ambulancë nga festa
TIRANË- Një tifoz shqiptar është marrë me ambulancë pranë Bulevardit. 'Balkanweb' raporton se tifozi i skuadrës holand...
VIDEO- Drejt Tiranës! Tifozët e Romës 'çmenden' në avion, brohorasin: Forcaa
Tifoze ITALI- Tifozat e Romës janë të entuziazmuar për finalen e madhe e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin ...
Finalja sjell fluks tifozësh/ Tragetet e Vlorës pushim, tifozët zgjedhin Durrësin
Traget TIRANË- Tifozët me kombësi italiane kanë zbarkuar në Portin e Durrësit. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi dit&...
Kërkohej për trafik droge në Gjermani, pala greke arreston 43-vjeçarin shqiptar në Kapshticë
Kapshtice KORÇË- Një 43-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke në pikë...
Përdhunoi të miturën, arrestohet 19-vjeçari në Morinë
Policia TIRANË- Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për përdhunim. I riu me inicialet E.K,...


