Aktualitet

Përdhunoi të miturën, arrestohet 19-vjeçari në Morinë

Një 15 vjeçare akuzoi të riun se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. 

25 Maj 2022, 13:57 Nga DOSJA
Përdhunoi të miturën, arrestohet 19-vjeçari në
Policia

TIRANË- Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për përdhunim. I riu me inicialet E.K, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”. Një 15 vjeçare akuzoi të riun se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të planit të masave për krijimin e lehtësirave gjatë përpunimit të shtetasve, në rast fluksi, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, ndaluan shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u ndalua pasi gjatë procedurave në hyrje të PKK Morinë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, banuese në Vlorë, se shtetasi E. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll