Aktualitet

Peshku i Drinit po ngordh, dyshohet se uji i lumit është ndotur

25 Maj 2022, 16:54 Nga DOSJA
Peshku i Drinit po ngordh, dyshohet se uji i lumit është ndotur
Peshqit në Drin

LEZHË- Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në lumin Drin në Lezhë, ku po vërehet ngordhje masive e peshqve. Paraprakisht ka dyshime se uji mund të jetë ndotur, por ende nuk dihet se përse ka ndodhur fenomeni.

Pas dhënies së alarmit, Inspektoriati i Mbrojtës së Territorit dhe Agjencia rajonale e Mjedisit kanë nisur verifikimet për të zbuluar çfarë po i ngordh peshqit në Drin.

Dyshimet janë se lëndë e rrezikshme mund të kenë përfunduar në lumë, por hetimet e plota të ngjarjes do të zbardhin shkaqet.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll