Aktualitet

Vrau të moshuarin dhe e hodhi në një kazan, dënohet me 20 vite burg Skënder Krasniqi

I moshuari u gjet i hedhur në një kazan mbeturinash, ndërsa në trup iu konstatuan goditje me mjete të mprehta.

25 Maj 2022, 15:37 Nga DOSJA
Vrau të moshuarin dhe e hodhi në një kazan, dënohet me 20
Skënder Krasniqi

FIER- Gjykata e Fierit ka dënuar me 20 vite burg, 44-vjeçarin Skënder Krasniqi, i cili u shpall fajtor për vrasjen e të moshuarit Noke Likometaj. Në seancën e sotme, trupa gjykuese mori vendimin se Krasniqi u dënua për vrasjen e 82-vjeçarit Noke Likometaj, ngjarje e ndodhur në Fier më 21 Nëntor të vitit 2015.

I moshuari u gjet i hedhur në një kazan mbeturinash, ndërsa në trup iu konstatuan goditje me mjete të mprehta. Skënder Krasniqi u arrestua pas vrasjes, por pas u lirua për mungesë provash, për t’u prangosur sërish pas 5 vitesh.

Bazuar në hetimet e Prokurorisë, 44-vjeçari ka goditur me thikë Noke Likometajn, ndërsa vetë ai ka mohuar vazhdimisht akuzat. Megjithatë gjykata ka vendosur për të 20 vite burg. Mendohet se shkak për vrasjen të ketë qenë ngacmimi seksual i të moshuarit ndaj Roza Krasniqit, nënës së 44-vjeçarit.

Por nëna e Skënder Krasniqit nuk e ka pranuar këtë gjë, duke kërkuar edhe ajo lirimin dhe pafajësinë e të birit.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll