Aktualitet

Conference League/ Del edhe Garda në 'rrugë', merr nën mbrojtje institucionet

Sot, rreth orës 17:00 të pasdites, Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen ne bulevardin Dëshmoret e Kombit.

25 Maj 2022, 16:58 Nga DOSJA
Conference League/ Del edhe Garda në 'rrugë', merr nën
Foto ilustruese

TIRANË- Garda e Republikes do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë, para se tifozët të drejtohen drejt stadiumit "Air Albania" për të parë finalen e Conference League që do të luhet mes ekipit italian të Romës dhe atij holandez Feyenoord. Sot, rreth orës 17:00 të pasdites, Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen ne bulevardin Dëshmoret e Kombit.

Mirëpo pas trazirave të mbrëmshme nuk mbaron me kaq, pasi edhe rreth 40 efektivë policie kanë ardhur nga Kosova për t’u ardhur në ndihmë kolegëve shqiptarë, për të ruajtur sigurinë gjatë eventit më të rëndësishëm të futbollit të organizuar në Shqipëri.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll