Aktualitet

Kërkohej për trafik droge në Gjermani, pala greke arreston 43-vjeçarin shqiptar në Kapshticë

Sipas të dhënave, ndaj 43-vjeçarit kishte një urdhër arresti europian nga autoritetet gjermane për “trafik droge”.

25 Maj 2022, 14:02 Nga DOSJA
Kërkohej për trafik droge në Gjermani, pala greke arreston
Kapshtice

KORÇË- Një 43-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke në pikën kufitare të Kapshticës pasi kërkohet nga autoritetet gjermane.

Sipas të dhënave, ndaj 43-vjeçarit kishte një urdhër arresti europian nga autoritetet gjermane për “trafik droge”.

Ndalimi u bë mbrëmjen e djeshme pasi i dyshuari tentoi të kalonte në kufirin grek dhe pas identifikimit u vu në pranga.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll