Politike

Zgjedhje në PS/ 400 kandidatë në garë për kryetar dege, shtyhet afati për aplikim

Periudha shtesë sipas Partisë Socialiste do të shërbejë për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm nga kandidaturat e deritanishme.

25 Maj 2022, 13:21 Nga DOSJA
Zgjedhje në PS/ 400 kandidatë në garë për kryetar dege,
Partia Socialiste

TIRANË- Afati i aplikimeve për kryetar dege brenda Partisë Socialiste është shtyrë deri në datën 31 Maj. Partia Socialiste njofton se deri më tani janë administruar mbi 400 emra si kërkesa për vetkandidim dhe propozime nga Këshillat Socialiste në territor. Periudha shtesë sipas Partisë Socialiste do të shërbejë jo vetëm për administrimin e kandidaturave të reja por edhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm nga kandidaturat e deritanishme.

Për të qënë kandidatë, çdo individ duhet të ketë si dokumentacion shoqërues një CV, kërkesën për kandidim dhe formularin e vetdeklarimit për garantimin e integritetin ligjor. Platforma e tij është një material i cili do të prezantohet para asamblesë së bashkisë përkatëse vetëm nga kandidatët të cilët kualifikohen për fazën finale të garës, njofton PS-ja.

NJOFTIMI I PS:

Në zbatim të vendimeve të Kongresit, Asamblesë Kombëtare dhe Kryesisë për fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetarët e 61 degëve të partisë në bashki, deri ditën e djeshme janë administruar mbi 400 emra si kërkesa për vetkandidim dhe propozime nga Këshillat Socialiste në territor. Në kushtet kur afati i përcaktuar skadon sot, marrë në konsideratë interesi i lartë për pjesëmarrje në këtë proces, Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit të aplikimeve dhe propozimeve deri në datën 31 Maj. Kjo periudhë shtesë do të shërbejë jo vetëm për administrimin e kandidaturave të reja por edhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm nga kandidaturat e deritanishme. Çdo kandidaturë duhet të ketë si dokumentacion shoqërues një CV, kërkesën për kandidim dhe formularin e vetdeklarimit për garantimin e integritetin ligjor. Platforma e kandidimit është një material i cili do të prezantohet para asamblesë së bashkisë përkatëse vetëm nga kandidatët të cilët kualifikohen për fazën finale të garës.

Me ndryshimet e fundit statuore ne asamble nuk do të ketë votim anëtarësie por përzgjedhje nga partia.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll