Politike

VD-Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

Sipas tij, kjo zgjidhje u bë për të nderuar mikun, por edhe për të shmangur çdo lloj keqkuptimi. 

25 Maj 2022, 15:40 Nga DOSJA
VD-Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se në të shkuarën ka pasur përplasje me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, duke mos përjashtuar edhe ambasaoren Yuri Kim. Në një konferencë nga Kryeministria, ku edhe po i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters, Rama preferoi që të fliste anglisht. Sipas tij, kjo zgjidhje u bë për të nderuar mikun, por edhe për të shmangur çdo lloj keqkuptimi. 

"Do flas anglisht për të nderuar mikun, por edhe për të shmangur përkthimin e keq, që ndonjëherë krijon probleme mes Shqipërisë dhe SHBA në këtë vend. Jemi mbledhur me një kënaqësi të madhe për të ndëruar një njeri që pa dyshim nuk mund të kuptohet dhe të përfshihet plotësisht nga fjalimshkruesit e mi. E kam të vështirë të shpreh mirënjohjen dhe respektin,"-tha Edi Rama.

Sot, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Në fjalën e tij nga Kryeministria, kreu i qeverisë së vendit bëri me dije se tani më plani është për krijimin e një baze detare të NATO-s në Shqipëri. Rama shtoi se i përket qeverisë që të ideojë projektin dhe më pas ta dërgojë për t’u shqyrtuar.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll