Politike

VD-Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Për Ramën, ata nuk e kuptojnë lidhjen mes dy vendeve. 

25 Maj 2022, 15:46 Nga DOSJA
VD-Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshkruar marrëdhënien e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një konferencë nga Kryeministria, ku edhe po i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters, kreu i qeverisë tha se marrëdhënia mes dy vendeve, shpesh herë shkakton konfuzion me partnerët e tjerë, Bashkimin Europian. Për Ramën, ata nuk e kuptojnë lidhjen mes dy vendeve. 

"Ndonjëherë miqtë tanë europianë ndjejnë kureshtje se pse shqiptarët janë kaq pro amerikanë. Disa nuk e dinë historinë tonë, e mund t'u dukemi budallenj. Jemi gjithçka por jo budallenj. Ne jemi këtu në këtë pjesë historie, falë edhe asaj pjese tjetër që e ndërpreu. Gjysmë shekulli më parë pati heshtje nga pala amerikane, e zhurmë të madhe nga ne. Duke qenë të izoluar, u shndërruam në Korenë e Veriut të Europës. Ne e nisëm ku e lamë në 1990. Vendosëm një gur themeli të ri. Kremtojmë gurin më të çmuar të SHBA. Nuk është gjithmonë e lehtë. është shumë kërkuese ndonjëherë, duke më sfiduese nga ç'mund të përballojmë. Por është shumë përmirësuese për ne. Ne mësojmë shumë nga Shqipëria, nga partnerë të fuqishëm, nga aletë. Forcat e Armatosura janë shprehja më e mirë e rrugëtimit tonë për të mësuar nga aleatët amerikanë, brenda NATO-s dhe në nivel dypalësh. Nëse sot FA-të kanë shkuar në atë nivel që edhe ata optimistë nuk do e mendonin, ka ndodhur falë miqëve amerikanë. Kemi potencial për të shfaqur, së bashku me të gjithë nxitjen dhe shtysën për të luftuar për atë që është e drejtë,"-tha kryeministri Edi Rama. 

Sot, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Në fjalën e tij nga Kryeministria, kreu i qeverisë së vendit bëri me dije se tani më plani është për krijimin e një baze detare të NATO-s në Shqipëri. Rama shtoi se i përket qeverisë që të ideojë projektin dhe më pas ta dërgojë për t’u shqyrtuar.

(k.m.dosja.al) 

Sondazh

Poll