Aktualitet

Përplasjet mes tifozerive dhe policisë/ Lëndohen 30 persona, mes tyre 20 efektivë

Të lënduarit kanë pasur dëmtime të lehta në trup. Ata kanë marrë kujdes mjekësor e të tjerë vetëm këshilla.

25 Maj 2022, 10:15 Nga DOSJA
Përplasjet mes tifozerive dhe policisë/ Lëndohen 30 persona, mes
Tifoze

TIRANË- 30 persona morën mjekim mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në mesin e tyre ishin edhe 20 efektivë, të cilët pasi morën ndihmë në spitale, janë larguar për në banesat e tyre. 

Të lënduarit kanë pasur dëmtime të lehta në trup. Ata kanë marrë kujdes mjekësor e të tjerë vetëm këshilla.

Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie, ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll