Aktualitet

Ndërtimi te Pema e Thatë/ Ministrja s'jep përgjigje, Forumi: Kryeministër, na jepni shpjegime

25 Maj 2022, 09:31 Nga DOSJA
Ndërtimi te Pema e Thatë/ Ministrja s'jep përgjigje, Forumi:
Mirela Kumbaro

TIRANË- Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore kërkon shpjegime për ndërtimin e kryer në zonë e Pemës së Thatë në Butrint. Ata kanë ndarë një video, në të cilën shihet ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin 'Now me Erla Mhillin'. Gazetarja e pyet ministren në lidhje me këtë ndërtim mirëpo kjo e fundit nuk jep përgjigje. Forumi kërkon shpjegime nga kryeministri Edi Rama se përse është ndërtuar në zonën e mbrojtur e Pasuriss Boterore të UNESCO, ngjitur me ish repartin ushtarak ku janë vendosur antenat.

POSTIMI:

I nderuar z Kryeminister. Meqenese Ministrja e Turizmit, znj Kumbaro vazhdon te refuzoje te jape shpjegime per publikun se perse ne zonen e mbrojtur te parkut kombetar te Butrinti eshte lejuar nje ndertim I tille do te donim ndihmen Tuaj per te na shpjeguar kete shkelje flagrante te ligjit per zonat e mbrojtura. Mund tju konfirmojme me pergjegjesi se ky ndertim eshte kryer brenda zones se mbrojtur te Pasurise boterore te UNESCO. Eshte kryer brenda zones ku ju vete keni ndihmuar per ta shpallur zone te mbrojtur kur ishit minister i Kultures. Mund t'ju themi se ky ndertim qe ka prishur vijen bregdetare shkembore dhe ka prishur pejsazhin historik dhe pyllin unikal mesdhetar te "Makia Mediterranean".

Ky ndertim eshte lejuar nga Ministria e Turizmit per nje nga oligarket tuaj. Ky ndertim eshte kryer nen vezhgimin e 6 institucioneve te Administrates tuaj. Ministria e Turizmit, Ministria e Kultures, agjencia e zonave te mbrojtura, bashkia Sarande, Administrate e Parkut kombetar te Butrintit, Agjencia e Bregdetit.

Nga podiumi i parlamentit ju premtuat se kjo zone do te mbrohet dhe nuk do te kete ndertime. Ne emer te opinionit publik kerkojme shjegimin tuaj nese ky ndertim eshte brenda zones se mbrojtur te Pasurise Boterore te UNESCO Butrint? Adresa. Ngjitur me Pemen e Thate, poshte ish repartit ushtarak ku jane vendosur antenat ne brendesi te Parkut kombetar te Butrintit.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll