Aktualitet

'I sharë ai që s'ua rrit gramin hollandezëve'/ Ndeshja merr hov në rrjet, Basha s'i shpëton memeve

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk shpëtoi as nga përfshirja në këto meme. 

25 Maj 2022, 09:04 Nga DOSJA
'I sharë ai që s'ua rrit gramin hollandezëve'/
Meme

TIRANË- Ndeshja e sotme mes Romës dhe Feyenoord ka shkaktuar trazira në Tiranë. Në rrjet, dhuna mes tifozëve ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet. Memet sigurisht që kishin plot materiale. Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk shpëtoi as nga përfshirja në këto meme. 

'Kur kalon nga qendra dhe përfshihesh gabimisht me turmën, jam shqiptar o bush', 'fut në kolaps gjithë vendin për një ndeshje futbolli, qeveria', 'i sharë ai që s'ua rrit gramin hollandezëve'- janë disa nga memet. 

Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll