Aktualitet

VD-Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Meta tha se trafikantët synojnë personat me vështirësi ekonomike

25 Maj 2022, 10:05 Nga DOSJA

VD-Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje prokurorive që të hetojnë trafikimin e qenieve njerëzore. Gjatë forumit “Trafiku i qenieve njerëzore në Ballkan”, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, senatorë e kongresmenë nga SHBA dhe përfaqësues të qeverisë Meta tha se trafikantët synojnë personat me vështirësi ekonomike, ndaj kërkon që të trajnohen policët dhe prokurorët për hetimin dhe ndjekjen penale të trafikimit.

'Është evidentuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor preken në dy mënyra, shumë emigrojnë në vendet e BE-së, ndërsa individë nga vende të treta hyjnë në vendin tonë me qëllimin për të kaluar në be. Trafikimi i fëmijëve në rajonin e Ballkanit është shqetësues. Pandemia e Covid i bëri fëmijët më të ekspozuar pasi shfrytëzimi i fëmijëve në internet është rritur. Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet parandaluar. Nga ana tjetër duhet të jenë prioritet situata ekonomike në vendin tonë. Synimi i trafikantëve janë personat në vështirësi më të mëdha. Personat në nevojë të dëshpëruar për punë, ata që bien lehtë pre e trafikimit. Një ekonomi më gjithëpërfshirëse, sundimi i shtetit të së drejtës jo vetëm do të përmirësonin jetën e qytetarëve tanë por do të ulnin ndjeshëm trafiqet e çdo lloji. Kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët. Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit, prokurorët, për hetimin me shpejtësi dhe ndjekës penale të trafikimit. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që vendosi një marrëveshje me Frontex. Ka ende vend për përmirësime dhe ndërhyrje me rëndësi. Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima të krimit. S’duhet të trajtohen si burim provash, janë qenie njerëzore. Liria ka rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi. Lufta për liri zhvillohet edhe në nivel global. Dua të shpreh mirënjohje për institucionet, bashkive fetare dhe organizatave jo qeveritare që kanë ushtruar dhe ushtrojnë veprimtarinë në veprat e trafikimit.'- tha Meta.

(f.m/dosja.al) 

Sondazh

Poll