Aktualitet

Vinin nga Shqipëria, bllokohen dy ‘BMW X6’ në Kosovë, ishin të vjedhura në Itali

Pas hetimeve rezultoi se të dyja ishin vjedhur në Itali në vitin 2010.

25 Maj 2022, 10:07 Nga DOSJA
Vinin nga Shqipëria, bllokohen dy ‘BMW X6’ në Kosovë,
Makine

KOSOVË- Dy makina BMW X6, njëra e zezë dhe tjetra e bardhë, të cilat po hynin në Kosovë nga Shqipëria janë bllokuar nga policia. Pas hetimeve rezultoi se të dyja ishin vjedhur në Itali në vitin 2010.

Policia Kufitare e Kosovës, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, e zbuloi rastin e parë më datë 22 maj, kur në hyrje ka kontrolluar veturën BMW X6, ngjyrë e zezë, me targa të Shqipërisë. Po ashtu, më 24 maj 2022, në hyrje për në Kosovë, zyrtarët policor kufitar kanë kontrolluar makinën tjetër BMW X6, ngjyrë e bardhë, me targa të Shqipërisë dhe pas verifikimeve të nevojshme në bashkëpunim me autoritetet dhe FRONTEX-in, është konstatuar se edhe ky automjet ishte vjedhur në Itali në vitin 2010. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll