Aktualitet

VIDEO- Mbërrijnë të tjerë tifozë të Romës, zbarkon anija me 1100 udhëtarë në Durrës

Deri më tani bëhet me dije se kanë qenë 1100 pasagjerë të tifozëve Romës të cilët kanë ardhur me linjën e tragetit Bari-Tiranë.

25 Maj 2022, 09:48 Nga DOSJA
VIDEO- Mbërrijnë të tjerë tifozë të Romës,
Tifozët

DURRËS- Të tjerë tifozë të Romës kanë mbërritur në Shqipëri. Dosja.al ka siguruar pamjet ku shihet teksa zbresin tifozët nga anija. Duke kënduar e brohoritur, italianët, siç duket e kanë nisur tifozerinë që në port. Deri më tani bëhet me dije se kanë qenë 1100 pasagjerë të tifozëve Romës të cilët kanë ardhur me linjën e tragetit Bari-Tiranë.


Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar. Nata e kaluar ishte nën terrorin e sulmeve të tifozëve në Tiranë. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll