Aktualitet

Dumani dhe "Riku" u kthyen në vendin e krimit, Artan Hoxha: Treguan çdo gjë me detaje

Sipas Hoxhës, të dy vrasësit janë çuar nga hetuesit në disa prej vendeve të ngjarjeve ku edhe kanë rrëfyer me detaje krimet.

24 Maj 2022, 17:21 Nga DOSJA
Dumani dhe "Riku" u kthyen në vendin e krimit, Artan Hoxha:
Henrik Hoxha, Nuredin Dumani dhe Artan Hoxha

TIRANË- Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, kanë zbërthyer vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022, madje kanë shkuar edhe në vendin e ngjarjes për çdo krim që kanë kryer deri më tani. 

Gazetari Artan Hoxha duke folur në ABC Live, është shprehur se i pari që ka rrëfyer krimet ka qenë Henrik Hoxhaj. Sipas Hoxhës, të dy vrasësit janë çuar nga hetuesit në disa prej vendeve të ngjarjeve ku edhe kanë rrëfyer me detaje krimet. Ndërkohë që më pas edhe Nuredin Dumani ka vendosur që të bashkëpunojë me drejtësinë. Por edhe ai, edhe pse në gjendje të rëndë, ka shkaur në secilin vend krimi.

“Njeriu i parë që u thye është Henrik Hoxha. Dhe ai ka treguar. A e kanë shitur? Nuk dihet akoma. Por nëse ishte Henrik Hoxhaj nuk do e merrte me vete. Ai ishte i plagosur rëndë. Hetuesit në mënyrë që këto të mos i ndërrojnë deklarimet i kanë regjistruar dhe më pas janë ulur dhe kanë marrë deklarimet me shkrim. Deri më tani ata janë përmbajtur deklarimeve. Të dhënat përputhen me provat në terren. Janë marrë dhe janë çuar ne vendin e ngjarjes dhe aty e kanë treguar se, kemi qenë këtu dhe kemi bërë këtë. Edhe pse vendi ka ndryshuar ata e mbanin mend. Dumani përfshin persona të tjerë. Se nuk ka qenë prezent vetë në disa ngjarje. Në një pjesë të ngjarjeve shfajëson veten dhe akuzon Talo Celën. Krijuan një brigadë vrasësish. Ata deri në momentin që kanë qenë bashkë kanë qenë të suksesshëm. Në fillime e kanë nisur në vjedhje dhe më pas arritën këtu,”-u shpreh Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll