Aktualitet

Qëlluan me armë zjarri ndaj biznesit të tij, policia arreston pronarin në Shkodër

Ndreu qëlloi me armë ndaj biznesit të Salës e ky i fundit iu kundërpërgjigj po me armë zjarri.

24 Maj 2022, 14:45 Nga DOSJA
Qëlluan me armë zjarri ndaj biznesit të tij, policia arreston
Armando Ndreu

SHKODËR- Policia ka arrestuar Sadet Salën, pronarin e furrës së bukës në Shkodër. Njoftohet se i riu është vënë në pranga pas finalizimit të operacionit të koduar 'Bakery' për shkak të ngjarjes në të cilën ka qënë i përfshirë dy muaj më parë. 28-vjeçari rezulton të jetë i përfshirë në një konflikt me armë me Armando Ndreun, pas një konflikti për motive të dobëta. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 03.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje” për Salën.

Ndreu qëlloi me armë ndaj biznesit të Salës e ky i fundit iu kundërpërgjigj po me armë zjarri. Armando Ndreu është ende në kërkim nga policia. 

NJOFTMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bakery”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 22 mars 2022, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi (furrë buke). Kapet dhe vihet në pranga pronari i këtij biznesi, i cili nga hetimet rezulton i përfshirë në konfliktin me armë zjarri me shtetasin A. N. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.03.2022, në lagjen “Skëndërbeg” në Shkodër, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një biznesi (furrë buke), kanë organizuar dhe finalizuar operaionin policor të koduar “Bakery”. Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, është bërë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim S. S., 28 vjeç, banues në fshatin Barbullush. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 03.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi S. S. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. N., 32 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin 28-vjeçarin, ka qëlluar i pari në drejtim të biznesit në pronësi të tij, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. N. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Armando Ndreu ka pasur konflikte të mëparshme me pronarin e furrës së bukës, Sadet Salën. Mbrëmjen e 22 Marsit, për ‘tu hakmarrë’ ai qëlloi me beshëri arme drejt biznesit. Por, breshërisë së kallashnikovit i është kundërpërgjigjur edhe vetë Sala, pronari i furrës së bukës. Ai ka qëlluar tre herë në drejtim të Ndreut, kur ky i fundit e ka ndaluar gjuajtjen me kallashnikov. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll