Aktualitet

S'u pranua si prokurore e SPAK, Apeli Administrativ pranon padinë e Sonila Muhametajt

Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë e Muhametajt, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

24 Maj 2022, 16:39 Nga DOSJA

S'u pranua si prokurore e SPAK, Apeli Administrativ pranon padinë e

TIRANË- Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në seancën e sotme, Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë e Muhametajt, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në padinë e saj, prokurorja Muhametaj kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë. Lidhur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimmarrjet e marra e KLP-së janë dhënë në konflikt interesi. Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujton jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK.

Madje prokurorja akuzon KLD-në se është në kufijtë e shpërdorimit të detyrës. Duke hedhur dyshime të forta për arsyet e vërteta të renditjes Sonila Muhametaj i thotë gjykatës se këshilli emëroi padrejtësisht dy kolegët e saj. Në një padi që vendos në pikëpyetje qasjen e këtij institucioni, prokurorja i kërkon gjykatës riçeljen e garës dhe renditjen e 3 kandidatëve sipas ligjit dhe meritokracisë. Megjithatë edhe në seancën e sotme, përfaqësuesit ligjorë të KLP kërkuan pushimin e çështjes dhe nëse nuk ndodh kjo atëherë si kërkesë tjetër depozituan  rrëzimin e padisë së prokurores, për rrëzimin e vendimit të KLP-së. Pas dëgjimit të palëve gjykata u tërhoq për vendim.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll