Aktualitet

Efektivi i dehur qëlloi me armën e shërbimit 60-vjeçarin me të cilin po pinte, asnjëri s'dëshmon

Gjyla ishte ulur në një tavolinë me Myrteza Likën me të cilin po konsumonte pije alkoolike. Por, për arsye që ende nuk dihen, efektivi ka nisur të përplaset verballisht e më pas fizikisht me 60-vjeçarin që vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor.

24 Maj 2022, 14:46 Nga DOSJA
Efektivi i dehur qëlloi me armën e shërbimit 60-vjeçarin
Kombinat

TIRANË- Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, me detyrë Inspektor në Vaqarr, Lutfi Gjyla, 48 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur një qytetar të cilin e ka qëlluar me armën e shërbimit. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kombinat, në ambientet e jashtme të një lokali, rreth orës 20:30.

Gjyla ishte ulur në një tavolinë me Myrteza Likën me të cilin po konsumonte pije alkoolike. Por, për arsye që ende nuk dihen, efektivi ka nisur të përplaset verballisht e më pas fizikisht me 60-vjeçarin që vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Në sherr e sipër, në gjendje të dehur, Gjyla ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar mbi Likën. Banorë të zonës kanë parë qytetarin që zvarritej në lokal dhe e kanë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Asnjëri prej tyre nuk ka arritur që të dëshmojë deri më tani.

Lika për shkak të dëmeve që ka marrë, ndërsa efektivi Gjyla pasi ka rezultuar i dehur në masën 1.045 mg/l. Gjyla kishte 25 vite që ishte pjesë e radhëve të Policisë së Shtetit. Ai tashmë është akuzuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal. 

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll