Krimi tek 3! Efektivi akuzohet për 'vrasje me paramendim', dëshmia: Më shau, s'punonte, pinte
Në shtëpinë e të riut janë gjetur edhe medikamente që kurojnë depresionin. Ende nuk dihet me saktësi, por paraprakisht është raportuar se Zaimi si pasojë e ofendimeve në punë ishte mbyllur në vetvete dhe u ishte drejtuar qetësuesve. Kolegët e tjerë në komisariatin 3 e përshkruajnë Saliasin si një person që bënte batuta e humor, por jo bullizues.
TIRANË- Komisariati numër 3, një prej vendeve ku qytetarët shkelin për të gjetur drejtësi u kthye në një skenë krimi e u rrethua me shiritet e verdhë. Ludjan Zaimi, efektivi 25-vjeçar qëlloi gjashtë herë në drejtim të kolegut të tij, Çaush Saliasi, i cili shërbente mbi 20 vite në radhët e uniformave blu. Gjithçka ndodhi teka ndërroheshin turnet e bëhet instruktazhi. Sipas dëshmisë së dhënë nga vetë i riu, pas një seri sharjesh nga kolegu Saliasi ai nuk ka duruar më dhe ka nxjerrë armën e shërbimit. Kolegëve të tjerë që ishin të pranishëm në sallë u ka kërkuar që të ulnin kokat dhe ka shënjestruar Saliasin.
Pamjet ku blutë e komisariatit nr.3 shiheshin teksa transportonin me makinën e shërbimit 55-vjeçarin bënë xhiron e të gjitha mediave një natë më parë, por pavarësisht se Saliasit iu dha ndihma mjekësore, nuk iu mbijetoi plagëve të marra. Ai ndërroi jetë, ndërsa efektivët e tjerë i vunë pranga kolegut të tyre. 25-vjeçari që si zgjedhje për jetën kishte bërë që t’i shërbente shtetit, tashmë ndodhet pas hekurave, aty ku janë mbyllur shkelësit e ligjit.
Në dëshminë e tij, Zaimi ka treguar se Saliasi e shante nga ‘nëna’, e bullizonte vazhdimisht dhe e quante ‘qorr’ për shkak se mbante syze optike. Ai ka shtuar se Saliasi as nuk punonte e shkonte i pirë në punë.
“Po bënim instruktazhin në momentin kur ndodhi ngjarja. Çaushi vijoi me përsëritjen e fjalëve dhe veprimeve fyese ndaj meje, me shau nga familja dhe ofendime te tjera, nuk durova dhe e qëllova. Jam përplasur edhe më herët me të, edhe në kohën kur kemi qenë në krye të detyrës, pasi me ofendonte shpesh. Konsumonte alkool dhe shfaqte sjellje denigruese ndaj meje dhe e kam duruar gjate gjithë kohës. Jam penduar për veprimin që kam bërë, ishte moment dobësie dhe mungese të vetëpërmbajtjes nga ana ime,”- ka thëne 25-vjeçari.
Në shtëpinë e të riut janë gjetur edhe medikamente që kurojnë depresionin. Ende nuk dihet me saktësi, por paraprakisht është raportuar se Zaimi si pasojë e ofendimeve në punë ishte mbyllur në vetvete dhe u ishte drejtuar qetësuesve. Kolegët e tjerë në komisariatin 3 e përshkruajnë Saliasin si një person që bënte batuta e humor, por jo bullizues. Gjithsesi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup hetimi që po merret me ngjarjen dhe të riun e akuzon për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.
Kjo vrasje brenda dyerve të Policisë së Shtetit ka sjellë edhe reagime nga politika. Edhe pse të përçarë, PD-ja sot ka pasur vetëm një thirrje e kërkesë, shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Thirrje kanë bërë ish-kryeministri Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Noka.
(f.m/dosja.al)
Sondazh
“Toyota Auris”/ Apeli i GJKKO konfiskon 3.4 milionë euro, paratë kalojnë në llogari të shtetit
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka konfiskuar 3.4 mln eurot e gjetura në makinën tip mjet “Toyota Auris”. Paratë e konfisk...
Efektivi i dehur qëlloi me armën e shërbimit 60-vjeçarin me të cilin po pinte, asnjëri s'dëshmon
Kombinat TIRANË- Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, me detyrë Inspektor në Vaqarr, Lutfi Gjyla, 48 vjeç...
Qëlluan me armë zjarri ndaj biznesit të tij, policia arreston pronarin në Shkodër
Armando Ndreu SHKODËR- Policia ka arrestuar Sadet Salën, pronarin e furrës së bukës në Shkodër. Njoftohet se i riu ë...
Manja kallëzon ish-drejtoreshën për tjetërsim pronash: Radhën e kanë dy kryetarë bashkish
Jonida Baçi dhe Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka denoncuar publikisht ish-drejtoreshën e Agjencisë s&...
VRASJA në Komisariat & plagosja/ AMP: Zaimi qëlloi disa herë, Gjyla ishte i dehur
Dy ngjarjet TIRANË- Dy efektivët e policisë, Ludian Zaimi dhe Lutfi Gjyla akuzohen për 'vrasje me paramendim' dhe 'plagosje e rënd...
Conference League, Policia e Shtetit publikon hartën: Ku mund të qarkulloni me makina më 25 maj
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar hartën e plotë me rrugët që lejohet të kalohet me makina më dat&e...
VD-Manja: Janë thelluar hetimet në 2 bashki për abuzime me detyrën, 0 shance që të zhduken provat
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se njësia anti-korrupsion ka thelluar hetimet në d...
VD-Shkatërrimi i dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Manja: SPAK ka nisur hetimet, kaq mund të them
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se SPAK ka nisur hetimet për mungesën e dosjeve n...
VD-'Kush është zyrtari i lartë, Lame?' Manja: Nuk i druhem asnjë presioni, dosja është e nxehtë
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se do të kallëzojë në SPAK një dre...
EMRI/ Kush është zyrtarja e përfshirë në korrupsion, drejtoresha e ATP s'jepte kompensimet
Jonida Baçi TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Jonida Baçi, drejtoresha e Agjensisë së Trajtimit...






