Aktualitet

Tragjike në Santorini, 29-vjeçari shqiptar humb jetën pasi motorri i tij u përplas me një makinë

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kamari të Thires, ku shqiptari, i cili ishte me motorr është përplasur anash me një makinë, e cila drejtohej nga një 30-vjeçar.

24 Maj 2022, 15:26 Nga DOSJA
Tragjike në Santorini, 29-vjeçari shqiptar humb jetën pasi
Pamje nga aksidenti

GREQI- Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar në ishullin Santorini të Greqisë, pasi u përplas nga një makinë.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kamari të Thires, ku shqiptari, i cili ishte me motorr është përplasur anash me një makinë, e cila drejtohej nga një 30-vjeçar.

Megjithëse u transportua menjëherë për në spital, shqiptari nuk mundi t'i shpëtonte plagëve të marra dhe humbi jetën pasi kishte humbur shumë gjak.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll