Aktualitet

Trafikonin shqiptarë dhe i “punësonin” në ferma kanabisi, goditet grupi kriminal. Pranga 'kapos'

Sipas mediave britanike, gjithsej janë arrestuar 3 persona, mes trye dhe shqiptari Jeton Memia, 29 vjeç.

24 Maj 2022, 17:13 Nga DOSJA

 

Trafikonin shqiptarë dhe i “punësonin” në ferma
Jeton Memia

 

BRITANI E MADHE- Një shqiptar, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që përdorte emigrantë shqiptarë të trafikuar për kanabisin është vendosur në prasnga nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe. Sipas mediave britanike, gjithsej janë arrestuar 3 persona, mes trye dhe shqiptari Jeton Memia, 29 vjeç.

Mendohet se Memia dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë siguruar persona që të merreshin me kultivimin e kanabisit në vendin ishullor, pasi pikërisht në zonën e arrestimit të shqiptarit, ishin kapur më herët 3 ferma kanabisi.

 

Trafikonin shqiptarë dhe i “punësonin” në ferma
Jeton Memia

 

Gjatë kontrolleve të lidhura me arrestimet e djeshme, policia gjeti dhe sekuestroi disa gomone, një sasi kokainë, “crack” dhe kanabis dhe pajisje që përdoren në fermat e kanabisit.

Autoritetet thanë në një deklaratë: Ky është një hetim kompleks ndaj grupeve të krimit të organizuar që kanë drejtuar ferma kanabisi në të gjithë vendin dhe u kanë krijuar mundësitë emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe që të punojnë për to.

Ndërkohë që hetimi vazhdon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në grupin e kultivimit të kanabisit.

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll