Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Gjykata dënon me burg 3 vëllezër

Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku, ishin pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin në rolin e përfituesit të tokës, e vunë nën hetim gjatë kohës kur për të njëjtën çështje po hetohej dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

24 Maj 2022, 17:20 Nga DOSJA
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, Gjykata dënon me burg 3
Gjykata e Lezhës

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 1 vit burg 3 vëllezërit Frroku, në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku, u shpallën fajtor për veprën penale: Falsifikimi i dokumenteve.

Në seancën e sotme, gjyqtarja Elsa Ulliri doli në konkluzionin se tre vëllezërit kanë konsumuar veprën penale për të cilën akuzoheshin, ndaj dhe i dënoi në mungesë. Vasil Frroku, Martin Frroku dhe Ndue Frroku, ishin pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin në rolin e përfituesit të tokës, e vunë nën hetim gjatë kohës kur për të njëjtën çështje po hetohej dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Çështja për vëllezërit u nda në gjykatë, për shkak se ata nuk ishin në Shqipëri dhe nuk u ndaluan si pjesa tjetër e të akuzuarve. Frrokaj dhe të tjerët, 17 të pandehur u përballën me drejtësinë në vitin 2020. Ish-kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me katër vite burg. Ndërsa në mars 2021, Gjykata e Apelit Shkodër e riktheu çështjen për gjykim në Shkallën e Parë, me pretendimin se nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte. Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll