Aktualitet

Zbardhen detaje nga plagosja në Kombinat, efektivi ‘tapë’ në alkool, mister shkaku i sherrit

Ai tashmë është vënë në pranga, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital e po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

24 Maj 2022, 09:01 Nga DOSJA

Zbardhen detaje nga plagosja në Kombinat, efektivi ‘tapë’

TIRANË- Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Lutfi Gjyla, i cili ka plagosur me armë zjarri në këmbë qytetarin e identifikuar si Murteza Lika, ka qenë i dehur. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka qenë i dehur në masën 1.045 mg/l. Gjyla kishte 25 vite që ishte pjesë e radhëve të Policisë së Shtetit. Ai tashmë është vënë në pranga, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital e po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Kombinat rreth orës 20.30 minuta, në rrugën “Llazi Miho”, në ambientet e jashtme të një lokali. Fillimisht, përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Tiranës raportonte se nuk dihej nëse qytetari kishte plagosur veten apo e kishin qëlluar persona të tjerë. Më pas, rezultoi se autor ishte një efektiv i FNSH-së që ishte konfliktuar me Likën për arsye që ende nuk janë zbardhur.

Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ngritur një grup hetimor që po merret me hetimin e ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll