Bota

Integrimi i Ukrainës në BE, kryeministri holandez: Do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor

Sipas Rutte Ukraina mund të marrë ende statusin e kandidatit të mundshëm dhe më pas t'i thuhet se çfarë reformash duhet të bëjë për të siguruar që Ukraina "të mos demotivohet".

24 Maj 2022, 14:41 Nga DOSJA
Integrimi i Ukrainës në BE, kryeministri holandez: Do të ishte e
Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri holandez Mark Rutte tha se shanset e Ukrainës për të marrë statusin kandidat në BE janë të pakta dhe kjo do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë vite që e presin.

Sipas Rutte Ukraina mund të marrë ende statusin e kandidatit të mundshëm dhe më pas t'i thuhet se çfarë reformash duhet të bëjë për të siguruar që Ukraina "të mos demotivohet".

Megjithëse Rutte nuk e sheh Ukraina të bashkohet me BE-në së shpejti, ai beson se kjo mund të ndryshojë pasi çdo vend evropian duhet të ketë një shans për t'u anëtarësuar për sa kohë që plotësohen kushtet.

Disa parti holandeze, duke përfshirë D66, PvdA dhe GroenLinks, bëjnë thirrje që Ukraina të marrë shpejt statusin e kandidatit në BE, por partia në pushtet VVD e Rutte mbetet në mëdyshje.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut, njëherësh dhe Shqipërinë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonase duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në identitetin e tyre. Bullgaria gjithashtu kërkon respektimin e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar përfshirjen e tyre në kushtetutën e këtij vendi, si popull shtetformues.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll