Politike

Tabaku takon McAllister: Shqipëria s'i ka përmbushur kushtet por do bëjmë të pamundurën

Tabaku tha se sundimi i ligjit është problemi tjetër që cënon demokracinë në Shqipëri

24 Maj 2022, 13:50 Nga DOSJA
Tabaku takon McAllister: Shqipëria s'i ka përmbushur kushtet por
Jorida Tabaku

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku zhvilloi sot takim me McAllister dhe përfaqësues të Parlamentit Europian, ku u diskutua mbi rezolutën për Shqipërinë të Parlamentit Europian. Tabaku tha se sundimi i ligjit është problemi tjetër që cënon demokracinë në Shqipëri, krimi i organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmëria gjithashtu.

"Si fillim, që ndryshimi i Kodit Zgjedhor, vetëm pak kohë para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021, që rezoluta e cilësoi të njëanëshëm. Problem tjetër është dhe përdorimi i pushtetit, strukturave dhe burimeve njerëzore nga qeveria, publikimi i database me të dhënat e zgjedhësve. Lufta ndaj korrupsionit dhe sjellja e njerëzve të pushtetit para drejtësisë ngelet beteja kryesore e opozitës. Ne ishim pro Reformës në  Drejtësi në fillim, por tani vërejmë që ajo nuk po implementohet siç duhet. Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret, por ne do bëjmë të pamundurën që të vazhdojë progresi për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi konferenca do të tregojë ku është Shqipëria në procesin e integrimit dhe jo të fshihemi pas vetos bullgare”, tha Tabaku

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll