Politike

Investimet strategjike/ PD kërkon ngritjen e Komisionit, Bardhi: Të shihen si ndahen pronat

Bardhi shkruan se kjo kërkesë është kryer me qëllim kontrollimin e mënyrës së zbatimit të ligjit për investimet strategjike.

24 Maj 2022, 12:36 Nga DOSJA
Investimet strategjike/ PD kërkon ngritjen e Komisionit, Bardhi: Të
Gazment Bardhi

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë kërkesë në Parlament për Ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike. Kjo kërkesë është dorëzuar nga deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili ka ndarë edhe kërkesën në rrjetin e tij social 'Facebook'. Bardhi shkruan se kjo kërkesë është kryer me qëllim kontrollimin e mënyrës së zbatimit të ligjit për investimet strategjike. Po ashtu, ai akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama sesi po ndan pronat te miqtë dhe ministrat. 

POSTIMI:

Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike. Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për insvestimet strategjike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.

Ligji për investimet strategjike u miratua me ndryshime në vitin 2016 dhe asokohe maxhoranca u zotua se ligji do të zgjidhte mosmarrëveshjet në këtë fushë si dhe do t’ju vinte në ndihmë investitorëve shqiptarë dhe të huaj që të zgjeronin aktivitetin e tyre në Shqipëri në sektorët ekonomikë të cilësuar si kyçë në Shqipëri, (bujqësia, turizmi, energjia etj). Muaj më parë bëri bujë të madhe shpallja e investitorit strategjik të humoristi Gazmend Paja. Ai përfitoi ndërtimin e një resorti turistik në Himarë për një investim që parashikohet të jetë në vlerën e 13.7 milionë euro dhe ku pritet që të punësohen rreth 200 persona.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll