Politike

VD-Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri

McAlliste tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet mirëpo tha se opozita duhet të jetë bashkëpunuese

24 Maj 2022, 13:18 Nga DOSJA
VD-Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet,
David McAllister

TIRANË- Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAlliste deklaroi ditën e sotme se pa opozitë të fortë, Shqipëria nuk ka ecuri drejt Integrimit në Bashkimin Europian. Në vizitën e tij në Tiranë në kuadër të integrimit të vendit në BE, McAlliste tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet mirëpo tha se opozita duhet të jetë bashkëpunuese pasi gjuha e përçarjes dhe urrejtjes ndikon në integrimin e vendit.

‘Kemi pasur disa takime. Kishim takim me Metën, Ramën dhe Jorida Tabukun e cila është edhe kryetarja e komunitetit për integrimin e BE-së. Shqipëria është një anëtarë e vlerësuar dhe e vlefshme e familje sonë Evropaine një aleat e do të që ka kryer një rol kyç për çështjen e sigurisë së Europën. Falendoj Shqipërinë për angazhimin e  saj të fortë për integritetin atlantik sa i përket sanksioneve në luftën në Ukrainë. Së pari BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociuarave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e nevojshme. Të gjitha përpjekjet diplomatike po bëhen për ta kryer procesin. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve. Duhet bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë, zgjedhje me garë të plotë. Retorika përçarëse dhe gjuha e urrejtjes do të ngecë procesin. Palët politike të angazhohen në mënyrë konstruktive. Nuk mund të ketë ecuri pa patur një opozitë të fortë dhe konstruktive. Vetëm atëherë do të merren parasysh. Shqipëria ka arritur progres të konsiderueshëm edhe në Reformën në Drejtësi.'- tha Mcallister.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll