Politike

VD-'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën bisht pyetjes: Nuk është vendi për komente

McAllister nuk dha një mendim se nëse do të ketë bashkëpunim me Berishën në të ardhmen. 

24 Maj 2022, 13:22 Nga DOSJA
VD-'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën
David Mcallister

TIRANË- David McAllister, kryetar i komunitetit të punëve të jashtme në parlamentin evropian, nuk komentoi zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Gjatë një konference për mediat, ai u shpreh se nuk është vendi për të kryer të tilla komente, duke zgjedhur që të mos japë një mendim se nëse do të ketë bashkëpunim me Berishën në të ardhmen. 

Pyetje: Në maj të 2017 ia dolët që të ulnit në tryezë mazhorancën dhe opozitën, a jeni i gatshëm të negocioni për një opozitë?

David McAllister: Ishte përvojë ajo e 2017-ës, patëm nderin për të kaluar disa diferenca politike, i kam ndjekur zhvillimet në vend. Kam simpati për Shqiptarët. Sot nuk kam mundësi që të bëj komente për negocimet brenda PD, të jeni të sigurtë se unë po i ndjek të gjitha zhvillimet në PD nga afër, do ta japim mbështetjen tonë që të tejkalohen ndasitë. 

Pyetje: Të dielën PD kishte zgjedhje, ju i njihni, a do bashkëpunoni me Berishën?

David McAllister: Unë jam këtu si kreu i delegacionit për cështjet e jashtme, nuk është vendi për të komentuar zhvillimet brenda PD. Në Roterdam do të diskutojmë dhe zhvillimet në Shqipëri, unë këtu jam si kryetar i komisionit për cështjet e jashtme. 

Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAlliste në vizitën e tij në Tiranë në kuadër të integrimit të vendit në BE, u takua me presidentin Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll