Bota

Gazetari i CNN: Anthony Albanese është arbëresh sikur unë

Gazetari i CNN-t Andrew Kaczynski përmes një postimi në Twitter, ka shkruar për orgjinën e Anthony Albanese.

24 Maj 2022, 11:24 Nga DOSJA
Gazetari i CNN: Anthony Albanese është arbëresh sikur unë

AUSTRALI- Kryetari i laburistëve të Australisë, me origjinë Arbëreshe Anthony Albanese fitoi zgjedhjet parlamentare në Australi duke u bërë kështu kryeministër i vendit. Mbiemri i kryeministrit të ri australian ka marrë vëmendje pasi ky term në Italinë jugore përdoret për të përshkruar një të ardhur nga Shqipëria.

Gazetari i CNN-t Andrew Kaczynski përmes një postimi në Twitter, ka shkruar për orgjinën e Anthony Albanese. Ai ka thënë se është shqiptar i Italisë pasi edhe ai vetë është arbëresh.

“Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është arbëresh, siç jam unë”,-ka shkruar Kaczynski.

Anthony Albanese ka lindur në Sydney, por i ati i tij Carlo Albanese, është nga qyteti italian Barletta. Barletta është qyteti ku Skënderbeu me 5,000 ushtarë shqiptarë nën komandën e tij. Vetë emri i qytetit Barletta konsiderohet si mbiemër me orgjigjinë arbëreshe.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2022, 09:44

Airbnb do të largohet nga Kina

Airbnb KINË-Kompania Airbnb nuk do të ofrojë më shërbime në Kinë, ku politika për zero raste të infektimit me...