Bota

UNICEF: 20 milion fëmijë kanë nivele të larta të plumbit në gjak

Në Islandë, Letoni dhe Lituani 1 në 5 fëmijë janë të ekspozuar ndaj lagështirës ose mykut në shtëpi.

24 Maj 2022, 11:25 Nga DOSJA
UNICEF: 20 milion fëmijë kanë nivele të larta të
Foto ilustruese

SHBA- Organizata e ndihmës humanitare UNICEF, ka studiuar se mbi 20 milion fëmijë që jetojnë në 39 vendet e Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD) dhe BE-së kanë nivele të larta të plumbit në gjak. Plumbi është një nga substancat më toksike dhe të rrezikshme në mjedis.

Sipas mediave të huaja, Finlanda, Islanda dhe Norvegjia renditen në treshen e parë në ofrimin e një mjedisi të shëndetshëm për fëmijët e tyre , por në treshen e fundit për shkallën e lartë të emetimit, elektronikës së mbeturinave dhe konsumit.

“Jo vetëm që shumica e vendeve të pasura nuk po sigurojnë mjedise të shëndetshme për fëmijët brenda kufijve të tyre, por ato po kontribuojnë gjithashtu në shkatërrimin e mjediseve të fëmijëve në pjesë të tjera të botës," tha drejtoresha e qendrës së UNICEF Gunilla Olsson.

Në Islandë, Letoni dhe Lituani 1 në 5 fëmijë janë të ekspozuar ndaj lagështirës ose mykut në shtëpi. Ndërsa në Qipro, Hungari dhe Turqi 1 në 4 fëmijë janë të ekspozuar prej saj. Shumë fëmijë thithin ajër toksik si brenda dhe jashtë shtëpisë.

Meksika është ndër vendet me uljen më të madhe të viteve të jetës, për shkak të ndotjes së ajrit. Në 1000 fëmijë kemi një ulje të jetëgjatësisë me 3.7 vite.

Në Belgjikë, Republikën Çeke, Poloni dhe Zvizër më shumë se 1 në 12 fëmijë janë të ekspozuar ndaj ndotjes së lartë të pesticideve. Fëmijët nga familjet e varfëra priren të jenë më të ekspozuar ndaj ndotjes mjedisore sesa ato të familjeve të pasura.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2022, 09:44

Airbnb do të largohet nga Kina

Airbnb KINË-Kompania Airbnb nuk do të ofrojë më shërbime në Kinë, ku politika për zero raste të infektimit me...