Bota

Erdogan i jep fund lidhjeve me Greqinë: Nuk do të takohem më kurrë me kryeministrin Mitsotakis

Erdogan u shpreh i shqetësuar edhe për praninë e bazave amerikane në Greqi, të cilat i sheh si kërcënim.

24 Maj 2022, 11:09 Nga DOSJA
Erdogan i jep fund lidhjeve me Greqinë: Nuk do të takohem më
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se do të ndërpriste marrëdhëniet përfundimisht me kryeministrin Qirjakos Mitsotakis.

"Që tani e tutje, Mitsotakis nuk ekziston më për mua. Nuk pranoj ta takoj. Sepse ne po ecim përpara me politikanë me personalitet dhe dinjitet që e mbajnë fjalën," -tha Erdogan.

Sipas mediave të huaja, tonet e ashpra të liderit turk, vijnë pas vizitës së kryeministrit Mitsotakis në Shtetet e Bashkuara, ku u takua me presidentin Biden. Erdogan u shpreh i shqetësuar edhe për praninë e bazave amerikane në Greqi, të cilat i sheh si kërcënim.

"Për momentin janë 10 baza në Greqi. Cila është arseja? Kë duan të kërcënojnë? Pse po ndërtohen këto baza? Këtu bëhet fjalë për një Greqi, e cila u ka 400 milionë euro borxh vendeve të Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Stamboll, ne ramë dakord që të mos vendosim palë të treta mes nesh,"- tha ai.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2022, 09:44

Airbnb do të largohet nga Kina

Airbnb KINË-Kompania Airbnb nuk do të ofrojë më shërbime në Kinë, ku politika për zero raste të infektimit me...