Politike

VD-Vota e Diasporës, Gjiknuri: Jemi gati edhe për Reformën, të krijojmë një regjistër

24 Maj 2022, 11:13 Nga DOSJA
VD-Vota e Diasporës, Gjiknuri: Jemi gati edhe për Reformën,
Konferenca

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Damian Gjiknuri tha se maxhoranca është e gatshme që të ulet në tryezë me Opozitën për vtat e Diasporës. I pranishëm në mbledhje, Gjiknuri tha se duhet krijuar edhe një regjistër që të nisin bisedimet. Ai shtoi se emigrantët duhet të jenë të regjistruar në një vend të veçantë dhe se vota e tyre do të ketë peshë aty.

“KQZ është në pozicion më të mirë për ta çuar përpara këtë proces. Këtu mund të hapen debate në lidhje me përfaqësinë, sa është pesha e votës së emigrantëve, por ne kemi një regjistër për emigrantët shqiptarë, do të jenë të regjistruar në një vend të veçantë dhe vota do llogaritet aty, nga ana tjetër mund të dalin probleme në skemën që ju mund ta merrni përsipër. KQZ mund të shërbejë si shtytës për të sjellë skema për t’u diskutuar, me qëllim implementimin. Por duhet punë dhe për sensibilizimin e qytetarëve që jetojnë jashtë për t’u bërë pjesë e këtyre listave. PS është gati edhe për Reformën Zgjedhore, u bëj thirrje palëve politike që kemi rënë dakord, të marrin pjesë në atë komision dhe të fillojë puna,”- tha Gjiknuri.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll