Politike

Vrasja në komisariatin nr.3, Berisha kërkon dorëheqjen e Çuçit: Policët e droguar shkrehin plumba

Berisha u shpreh ngushëllimet familjarëve.

24 Maj 2022, 10:16 Nga DOSJA
Vrasja në komisariatin nr.3, Berisha kërkon dorëheqjen e
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, një ditë pas vrasjes që tronditi vendin, pasi ndodhi brenda ambienteve të Komisariatit numër tre në Tiranë. Në një reagim, Berisha shkruan se 25-vjeçari Zaimi ishte i droguar e për këtë arsye ka qëlluar mbi kolegun. Berisha u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Reagimi i plotë;

Policet te droguar dhe vrases! Ekzekutojne policin ne komisariat dhe plagosin qytetarin ne "Kombinat"! Te dashur miq, mbremjen qe kaloi dy police te droguar, vrases, ne dy ngjarje te veçanta, shkrehen armet e tyre dhe vrane nje polic e plagosen nje qytetar. Keshtu, ne ambientet e Komisariatit nr. 3, polici i droguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 plumbat e karikatorit te tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi. Kurse ne Kombinat nje polic i droguar i FNSH-se gjuajti me revole dhe plagosi nje qytetar, per te cilin thuhet se kishte probleme te paaftesise mendore.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se policit te ndjere dhe uruar sherim te shpejte qytetarit te plagosur, denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te banditeve me uniforme si deshmi flagrante e drogimit dhe degradimit te policise se narkoshtetit. Keto akte deshmojne shkallen ekstreme te kriminalizimit te narkopolicise nga Edi Rama dhe partise se tij, ministri i familjes dhe klani i tij. Ndaj kerkoj doreheqjen e menjehereshme te ministrit te familjes, Çuçi, pergjegjes direkt politik per aktet e perseritura vrastare te narkobanditeve me uniforme. Sb PS: Video eshte bere ne Komisariatin Nr. 3 pak çaste pas ekzekutimit te te ndjerit, Çaush Saliasi.

(F.m/dosja,al)

Sondazh

Poll