Politike

VD-Vota e diasporës, Alibeaj: Vota vidhet brenda Shqipërisë, jo më jashtë

Ai tha se Kushtetuta ua garanton shqiptarëve të drejtën e votës.

24 Maj 2022, 11:19 Nga DOSJA
VD-Vota e diasporës, Alibeaj: Vota vidhet brenda Shqipërisë, jo
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Për deputetin e Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, nuk është shumë e besueshme një platformë për votat e Diasporës. I pranishëm në konferencën e KQZ-së me OSBE-në, Alibeaj tha se vota vidhet brenda Shqipërisë e jo më jashtë kufijve.

“Vota në këtë vend vidhet, manipulohet, patronazhistët janë gjithmonë në sulm. Kjo ndodh brenda vendit, mendo pë rata që janë jashtë vendit, se sa e brishtë është garancia për ata që janë jashtë vendit. Kjo është një gjë që duhet ta kapitalizojmë dhe të shohim nëse mund të bëjmë ndryshime të tilla. E drejta për të marrë pjesë në punët publike të vendit që e kanë lënë mbrapa. Ky është konstatimi i dytë, kushtetuta ua garanton shqiptarëve të drejtën e votës. Qëndrimi ynë final është që marrëveshja dakordësia të mund ta demonstrojë se mund të arrijmë diçka,”- tha Alibeaj ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll