Politike

VD-Votat e Diasporës, Kryemadhi: Jemi avokatë të shqiptarëve jashtë Shqipërisë

Kryemadhi pyeti nëse do të ketë zonë të veçantë zgjedhore apo vota e emigrantëve do t’i përgjigjet vendit ku ata janë regjistruar në Shqipëri.

24 Maj 2022, 11:17 Nga DOSJA
VD-Votat e Diasporës, Kryemadhi: Jemi avokatë të shqiptarëve
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka kërkuar të dijë më shumë detaje në lidhje me votën e Diasporës. E pranishme në konferencën e KQZ-së me OSBE-në, Kryemadhi pyeti nëse do të ketë zonë të veçantë zgjedhore apo vota e emigrantëve do t’i përgjigjet vendit ku ata janë regjistruar në Shqipëri.

“Do të doja të mos i quajmë emigrantë, por shtetas shqiptarë me banim jashtë. Që prej themelimi të saj LSI ka qenë pro dhe avokate promovuese e garantimit të te drejtës së votës. Ne si subjekt politik adresojmë çështjen e regjistrimit të shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë. Por si mund të jetë regjistrimit, nëpërmjet E-Albania? Përgjigja është se shumë pak shqiptarë janë të regjistruar. Mënyra e votimit është një tjetër çështje që duhet të adresohet. Po ashtu aktualisht në Kodin Zgjedhor nuk është parashikuar se ku do ta japë efektin vota e tyre. A do të kenë zonë të veçantë zgjedhore, apo do të përfaqësojnë vendin ku janë regjistruar në Shqipëri,”- tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll