“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
I pyetur për arrestimin e dy ish-ministrave Saimir Tahiri e Lefter Koka si dhe të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, McAllister tha se drejtësia duhet inkurajuar që të vijojë në të njëjtën mënyrë.
TIRANË- Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë bashkë me gjashtë eurodeputetë. në lidhje me integrimin e vendit në Shqipëri, McAllister tha se Shipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. I pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se do të kërkojë ndarjen e vendit nga Maqedonia e Veriut nëse në qershor nuk merr një ‘OK’, McAllister nuk preferoi të bënte komente. Ai tha se qëllimi i tyre është të përmbushin planin ‘A’, pra integrimin e dy vendeve, duke shtuar se planet ‘B’ dhe ‘C’ që mund të kenë politikanët mirë do të ishte që të mos thuheshin as në publik.
Eurodeputeti iu shmang edhe pyetjes për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është rikthyer në krye të Partisë Demokratike, duke thënë se nuk ishte vendi e koha e duhur për të bërë komente në lidhje me situatën në PD. I pyetur për arrestimin e dy ish-ministrave Saimir Tahiri e Lefter Koka si dhe të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, McAllister tha se drejtësia duhet inkurajuar që të vijojë në të njëjtën mënyrë.
David McAllister zhvilloi një takim edhe me Presidentin Ilir Meta. Ishte ky i fundit ai që ka ndarë pamjet nga takimi me kryetarin, të cilit i ka rikonfirmuar mbështetjen ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i shtetit thekson se i ka siguruar se shqiptarët kanë besim te projekti europian, të cilën e konsiderojnë si alternativën më të mirë dhe të vetme për një të ardhme të paqtë e të begatë. Meta thotë se theksoi domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend që aspiron anëtarësimin në BE. Më pas, McAllistër takoi edhe deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ku u diskutua mbi rezolutën për Shqipërinë të Parlamentit Europian. Tabaku tha se sundimi i ligjit është problemi tjetër që cënon demokracinë në Shqipëri, krimi i organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmëria gjithashtu. Eurodeputeti takoi një ditë më parë kryeministrin Edi Rama, me të cilin diskutuan për reformat gjyqësore dhe reformat e tjera, rekomandimet e rezolutës së PE dhe integrimin rajonal.
Përbërja e delegacionit që erdhi
David McALLISTER (EPP, Gjermani), Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Kryetar i delegacionit
Željana ZOVKO (EPP, Kroaci), Zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Jashtme
Hildegard BENTELE (EPP, Gjermani)
Isabel SANTOS (S&D, Portugali)
Thijs REUTEN (S&D, Hollandë)
Thomas WAITZ (Të Gjelbrit/EFA, Austri)
Angel DZHAMBAZKI (ECR, Bullgari).
(f.m/dosja.al)
Olsian Cela TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka ngritur alarmin e fenomenit të pastrimit të parave. Para ...
Rrezarta Krasniqi dhe Jorida Tabaku TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me homol...
Jorida Tabaku TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku zhvilloi sot takim me McAllister dhe përfaqësues t&e...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja tha në Konferencën e Këshillit Kombëtar për Integrimin Eu...
David McAllister TIRANË- Në një konferencë për shtyp zyrtari i PE David McAllister u pyet për 2 ish ministrat dhe deputetin e...
David Mcallister TIRANË- David McAllister, kryetar i komunitetit të punëve të jashtme në parlamentin evropian, nuk komentoi zgjedh...
David McAllister TIRANË- Zyrtari i PE David McAllister u pyet ditën e sotme në konferencën për mediat në lidhje me deklarat&e...
David McAllister TIRANË- Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAlliste deklaroi ditën e sotme se p...
Ilirjan Celibashi, Yuri Kim, Damian Gjiknuri, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko dhe Enkelejd Alibeaj TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhën...
Gazment Bardhi TIRANË- Partia Demokratike ka bërë kërkesë në Parlament për Ngritjen e një Komisioni Hetimor pë...