Bota

Joe Biden i jep leje kryministrit të Austalisë të flejë në Samit: S'ka gjë nëse të zë gjumi...

Momenti kur presidenti 79-vjeçar i SHBA-së ra në gjumë gjatë samitit të klimës COP26 në Glasgow vitin e kaluar u bë viral dhe në formë shakaje ai iu drejtua Albanese duke i thënë se edhe nëse të zë gjumi nuk ka problem.

24 Maj 2022, 10:29 Nga DOSJA
Joe Biden i jep leje kryministrit të Austalisë të flejë
Joe Biden dhe Anthony Albanese

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka lavdëruar qëndrueshmërinë e kryeministrit të ri të Australisë Anthony Albanese pasi fluturoi në Tokio për një samit në Quad në ditën e tij të parë në detyrë. 

Momenti kur presidenti 79-vjeçar i SHBA-së ra në gjumë gjatë samitit të klimës COP26 në Glasgow vitin e kaluar u bë viral dhe në formë shakaje ai iu drejtua  Albanese duke i thënë se edhe nëse të zë gjumi nuk ka problem.

"Nëse të zë gjumi ndërkohë që je këtu, është në rregull"-tha ai.

Joe Biden i jep leje kryministrit të Austalisë të flejë

Sipas Daily Mail, në paraqitjen e tij të parë në skenën botërore, kryeministri i ri qeshi me shakanë e Bidenit së bashku me diplomatët dhe gazetarët që ishin në dhomë. 

Të shtunën, Anthony Albanese fitoi zgjedhjet e përgjithshme të Australisë, duke mundur kryeministrit Scott Morrison. Ai u betua të hënën dhe menjëherë udhëtoi drejt Japonisë për takimin me liderët e SHBA-së, Indisë dhe Japonisë.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2022, 09:44

Airbnb do të largohet nga Kina

Airbnb KINË-Kompania Airbnb nuk do të ofrojë më shërbime në Kinë, ku politika për zero raste të infektimit me...