Bota

Ish-shefi i shërbimit sekret M16: Putini do të largohet në vitin 2023

Dearlove, konsiderohet gjithashtu arkitekti i strategjisë së luftës në Ukrainë.

24 Maj 2022, 09:47 Nga DOSJA

 

Ish-shefi i shërbimit sekret M16: Putini do të largohet në vitin
Richard Dearlove

BRITANI E MADHE-Ish-kreu i shërbimit sekret britanik M16 Sir Richard Dearlove, tha në podkastin e tij ‘One Decision’ se shëndeti i presidentit Vladimir Putin është përkeqësuar në mënyrë dramatike.

“ Unë mendoj se ai do të largohet deri në vitin 2023, por ndoshta në sanatorium,” tha Dearlove.

Çfarë do të thotë kjo? Sipas Dearlove, Putinit do t’i duhet të shkojë në një ‘sanatorium’, nga i cili nuk do të dalë kurrë. Kjo mund të jetë një strategji daljeje për Rusinë nga lufta në Ukrainë, vazhdon ish-shefi i M16. Vendosja e Putinit në një institucion mjekësor është alternativa ‘elegante’ ndaj një grushti shteti.

Sipas BILD, Moska aktualisht nuk ka asnjë plan se si do të vazhdojnë gjërat në rast të tërheqjes së Putinit. Dearlove sheh si pasardhës të mundshëm, liderin e linjës së ashpër të Kremlinit, Nikolai Patrushev, Sekretar i Këshillimit të Sigurimit Rus.

Dearlove, konsiderohet gjithashtu arkitekti i strategjisë së luftës në Ukrainë. Që prej shpërthimit të luftës ruse, spekulimet për gjendjen shëndetësore të Putinit kanë bërë xhiron e tyre. Një oligark i afërt me Kremlinin pohoi, ndër të tjera, se Putini kishte leucemi.

Regjisori amerikan, Oliver Stone tha së fundmi se Putin kishte kancer në kohën kur Stone e intervistoi atë në shumë raste mes viteve 2015 dhe 2017.

 

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2022, 09:44

Airbnb do të largohet nga Kina

Airbnb KINË-Kompania Airbnb nuk do të ofrojë më shërbime në Kinë, ku politika për zero raste të infektimit me...