Bota

Aksident në Kosovë 5 të lënduar, përfshirë edhe një ushtar i KFOR-it

Policia Ushtarake Ndërkombëtare e KFOR-it, është duke hetuar për shkakun e aksidentit.

24 Maj 2022, 10:19 Nga DOSJA

Aksident në Kosovë 5 të lënduar, përfshirë edhe

KOSOVË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kaçanik të Kosovës, si pasojë janë lënduar pesë persona mes tyre dhe një ushtarë i KFOR-it. Aksidenti ka ndodhur me një makinë të KFOR-it dhe një makine tjetër. Të aksidentuarit kanë marë mjekimin e nevojshëm. Policia Ushtarake Ndërkombëtare e KFOR-it, është duke hetuar për shkakun e aksidentit.

Njoftim i Policisë Kosovës

“Pesë persona janë lënduar, në mesin e tyre edhe një ushtarë i KFOR-it, në një aksident trafiku sot në afërsi të Kaçanikut. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti të KFOR-it dhe një veture private.Të gjithë të përfshirët në aksident kanë marrë tretman mjekësor në vendngjarje përpara se të transportohen në spital. Policia Ushtarake Ndërkombëtare e KFOR-it aktualisht është duke hetuar shkakun e aksidentit në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare. Detaje të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme,”.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2022, 09:44

Airbnb do të largohet nga Kina

Airbnb KINË-Kompania Airbnb nuk do të ofrojë më shërbime në Kinë, ku politika për zero raste të infektimit me...