Bota

Autoritetet pro-Moskës në rajonin Kherson të Ukrainës bëjnë thirrje për bazën ushtarake ruse

Ushtria ruse mori kontrollin e pjesëve të rajonit Kherson në mes të marsit dhe zyrtarët e mbështetur nga Rusia pretendojnë se kanë pushtuar një sërë postesh qeveritare. 

24 Maj 2022, 10:48 Nga DOSJA

Autoritetet pro-Moskës në rajonin Kherson të Ukrainës

RUSI- Agjencia shtetërore ruse e lajmeve ka njoftuar se autoritetet pro Moskës në rajonin e Kherson,Ukrainë po kërkojnë një bazë ushtarake ruse. 

Sipas CNN, agjencitë shtetërore ruse të lajmeve RIA-Novosti dhe TASS kanë deklaruar se nënkryetari Kirill Stremousov ka thënë se duhet të ketë një bazë ushtarake të Federatës Ruse në rajonin e Khersonit.

Ai gjithashtu ka parealajmëruar se do ta kërkojmë pasi e gjithë populli pro-rus është i interesuar për këtë.  Ushtria ruse mori kontrollin e pjesëve të rajonit Kherson në mes të marsit dhe zyrtarët e mbështetur nga Rusia pretendojnë se kanë pushtuar një sërë postesh qeveritare. 

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth gjysma e popullsisë së Khersonit tani është larguar nga rajoni, shumë prej të cilëve thonë se kanë ikur nga sundimi rus. 

Përpjekjet ruse për të çuar përpara një referendum mbi të ashtuquajturën "Republika Popullore Kherson" që do të pasqyronte shfaqjen e shteteve separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore dukej se ishin pezulluar. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2022, 09:44

Airbnb do të largohet nga Kina

Airbnb KINË-Kompania Airbnb nuk do të ofrojë më shërbime në Kinë, ku politika për zero raste të infektimit me...