Bota

Laboratori i drogës në Kosovë, Sveçla: Vlera e drogës së konfiskuar arrin 6 milion euro

Ministri Sveçla shkruante se policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 rrënjë  bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

24 Maj 2022, 09:56 Nga DOSJA
Laboratori i drogës në Kosovë, Sveçla: Vlera e drogës
Laboratori i drogës në Kosovë

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se vlera e drogës së konfiskuar në Veri të Kosovës ditën e djeshme kap vlerën prej 6 milionë euro ndërkohë vlera e pajisjeve është 1.5 milion euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro,”- ka shkruar Sveçla.

Ministri Sveçla shkruante se policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 rrënjë  bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

Svelça ka publikuar pamjet nga magazina ku kultivoheshin lëndët narkotike në Ferizaj dhe Zveçan, në dy aksione të organizuara nga policia në bashkëpunim me doganën por akoma nuk dihet nëse ka ndonjë të arrestuar.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2022, 09:44

Airbnb do të largohet nga Kina

Airbnb KINË-Kompania Airbnb nuk do të ofrojë më shërbime në Kinë, ku politika për zero raste të infektimit me...